Polonia sqaron deklaratat e keqkuptuara për Ukrainën

polonia sqaron deklaratat e keqkuptuara per ukrainen

[embedded content][embedded content]

12:18 22/09/2023

Të dyja vendet janë zotuar të gjejnë një zgjidhje për çështjen e grurit

Një ditë pasi kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se Varshava nuk do të transferonte më armë në Ukrainë, mediat botërore ngritën pyetjet se lidhjet midis dy kombeve janë tendosur.

Në një intervistë presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se fjalët e kryeministrit polak për furnizimet me armë në Ukrainë u interpretuan në “mënyrën më të gabuar të mundshme”. Duke folur për transmetuesin privat polak TVN, Duda iu referua fjalëve të Matuesz Morawiecki se Polonia nuk po armatos më Ukrainën dhe po fokusohet në rindërtimin e rezervave të armatimeve.

“Kryeministri po fliste për furnizimet me armë në Ukrainë në kontekstin e eksporteve të reja të armëve që ne blejmë për ushtrinë tonë, apo jo? Kjo ishte deklarata e tij. Sipas mendimit tim, kryeministri tha këtë: Ne nuk do t’i japim furnizime të reja armësh që po blejmë tani si pjesë e modernizimit të ushtrisë polake.”

Vendimi i Polonisë për të zgjatur ndalimin e importeve të grurit ukrainas ka shkaktuar fërkime me Kievin. Kombet fqinje Hungaria dhe Sllovakia iu bashkuan Polonisë në zgjerimin e ndalimeve kombëtare për importet e grurit dhe prodhimit ukrainas. Kufizimet u futën pasi Komisioni Evropian vendosi të mos zgjasë ndalimin e tij për importet në ato vende, së bashku me anëtarët e tjerë të bllokut, Bullgarinë dhe Rumaninë. Të dy liderët u zotuan që do të takohen pë të gjetur zgjidhje për çështjen e grurit.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pasi mori mbështetjen e plotë nga Uashingtoni është nisur drejt Kanadasë në një vizitë të paparalajmëruar. Edhe pse kjo është vizita e parë personalisht për Zelensky që nga fillimi i luftës, presidenti do t’i drejtohet përsëri parlamentit për mbështetje të vazhdueshme nga një vend që ka ofruar tashmë armë, tanke dhe trajnime për ushtarët ukrainas.

Klan News

polonia sqaron deklaratat e keqkuptuara per ukrainen

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts