Populistët italianë zbrapsen në zgjedhjet lokale

17:29 05/10/2021

Qendra e majtë triumfon në qytetet kryesore

Zgjedhjet lokale të së Dielës në Itali u dhanë një goditje partive populiste të Lega Nordit  dhe Lëvizjes 5 yjeve, të fuqizuara gjatë krizave të Eurozonës dhe asaj të refugjatëve. Kandidatët e tyre për kryetarë bashkish dhe për këshillat e qyteteve pësuan rënie të ndjeshme të mbështetjes popullore, teksa Demokratët dhe forcat e qendrës së majtë në përgjithësi forcuan pozitat.

Humbje e thellë për Virxhinia Raxhin, kryebashkiaken e Romës nga radhët e 5 yjeve, e cila mori 19% të votave, një rezultat që e përjashton nga gara për raundin e balotazhit që zhvillohet pas dy javësh. Gjatë këtyre 5 viteve, Raxhi është përballur shpesh me akuza për menaxhimin më të dobët të kryeqytetit italian në historinë e pas-luftës së dytë. Favorit në balotazhi për Romën është avokati Enriko Miketti i mbështetur nga nacionalistët e Fratelli d’Italia.

Kryebashkiaku i Milanos Xhuzepe Sala, i pavaruri i mbështëtur nga qendra e majtë fitoi që në raundin e parë si rrallë herë në qytetet e mëdha. Ai mori mbi 57% të votave. Fitore e qendrës së majtë që në raundin e parë edhe në Torino e Napoli. Zgjedhjet lokale u zhvilluan edhe në mbi 1 mijë qytete të vogla italiane.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts