Portieri shqiptar zbulon trajnerin e ri të Lacios: Kanë filluar të blejnë cigare…






Portieri shqiptar, Marko Alia ka treguar paraqitje të shkëlqyera te Lacio Primavera. Në një bisedë me ndjekësit e tij në “Instagram”, ai ka thënë se ka të preferuar portierin gjerman, Manuel Nojer.

portieri-alia-e1591112360879

Gjithashtu me shaka, Alia ka zbuluar edhe trajnerin e ri të Lacios, duke thënë se në klub kanë filluar të marrin cigare, duke iu referuar Mauricio Sarrit.

“Milinkoviç është lojtari më i fortë në stërvitje. Më ka bërë përshtypje kur e kam parë për herë të parë. Muriqit mendoj se duhet t’i jepet edhe pak kohë. Portieri im i preferuar është Nojeri. Ndihem tifoz i Lacios, por nuk mund ta them nëse mund të ndjek Reinen apo Strakoshën si shembull. Ata janë dy portierë të fortë. Zëvendësuesi i Inzagit? Nuk e di kush do e zëvendësojë. Megjithatë mund të them se ata kanë filluar të blejnë cigare (i referohet Sarrit me shaka).”

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *