Portugali, komiteti mbi abuzimin seksual në kishë zbulon mbi 200 raste

Një komitet profan që heton abuzimin seksual të fëmijëve në Kishën Katolike Portugeze ka njoftuar se gjatë muajit të parë të punës kishte marrë akuza nga 214 persona.

Akuzat janë nga personat e lindur midis viteve 1933 dhe 2006 dhe tregojnë për vuajtjet psikologjike të mbajtjes së sekretit për dekada, tha Komiteti i Pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishë.

“Kjo vuajtje është e lidhur me ndjenjat e turpit, frikës, fajit dhe vetë-përjashtimit, duke përforcuar idenë e jetës ku ndjesia e ‘qëndrimit mënjanë’ ishte gjithmonë e pranishme”, thuhet në deklaratën e komitetit.

Zyrtarët e kishës portugeze thanë dy vjet më parë se autoritetet kishin hetuar vetëm rreth dhjetëra pretendime për abuzim seksual që përfshinin priftërinj portugez që nga viti 2001. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve u hodhën poshtë, pasi që hetuesit e kishës vendosën se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ata.

Komiteti gjashtë anëtarësh, i cili përfshin psikiatër, një ish-gjyqtar të Gjykatës së Lartë dhe një punonjës social, premton për ruajtjen e anonimitetit për të gjithë ata që paraqiten. Komiteti zyrtarisht filloi punë më 1 janar.

Komiteti, i cili do t’i raportojë Konferencës së Peshkopëve Portugezë në fund të vitit, thotë se detyra e tij është të studiojë mënyrën e abuzimit seksual të fëmijëve dhe jo të nisë hetime formale.

Shumë nga akuzat sugjerojnë një mundësi të fortë që fëmijë të tjerë mund të kenë qenë viktima të të njëjtit abuzues, thuhet në deklaratë.

Deklaratat e dëshmitarëve u morën në internet, ku viktimat e supozuara plotësonin një formular në faqen e internetit të komitetit, ose me telefon ose në intervista ballë për ballë.

Akuzat erdhën nga i gjithë vendi, tha komiteti, si dhe nga portugezët që tani jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Luksemburg dhe Zvicër, ku ka komunitete të mëdha emigrantësh portugezë.

Për shkak se shumica e deklaratave u morën në internet, komiteti ka shtuar përpjekjet për të kontaktuar njerëzit në zonat më pak të zhvilluara të vendit, të cilët mund të mos jenë mësuar të përdorin teknologjinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *