Portugalia do vaksinojë adoleshentët

17:57 11/08/2021

Kryeministri Costa: Do sigurojmë mbrojtjen e plotë të fëmijëve mbi 12 vjeç

Portugalia  është gati të nisë vaksinimin tek fëmijët 12 deri në 15 vjeç para  fillimit të vitit të ri shkollor pasi varianti Delta ka çuar në një rritje të rasteve në vend. Rreth 400,000 adoleshentë priten të marrin një nga dy vaksinat e autorizuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna .

Vaksinat do të jenë në dispozicion për  të gjithë adoleshentët të shoqëruar nga prindërit ose kujdestarët e tyre  ligjorë pa patur nevojë për  një recetë nga  mjeku“, u shpreh Drejtoresha e përgjithshme e Shëndetësisë Graca Freitas.

Këtë hap e ka përshëndetur edhe Kryeministri Antonio Costa. “Unë jam i kënaqur që shkenca ka konfirmuar se është e mundur të përmbushim detyrën tonë për të siguruar mbrojtjen e plotë të të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç,” shkroi ai në një mesazh të postuar në Twitter.

Ai theksoi se tashmë vaksinat janë blerë dhe datat janë caktuar  dhe se adoleshentët midis 12 dhe 17 vjeç mund të marrin vaksinimet deri më 19 shtator. Ndërkohë Graca Freitas bëri me dije se të dhënat që vijnë nga  BE dhe SHBA nuk kanë treguar rreziqe për sa i përket  efekteve tek 15 milionë adoleshentët e vaksinuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *