Portugalia mbyll kufijtë, por rihap shkollat

[embedded content]

17:40 05/04/2021

Regjistrohen vetëm 193 të infektuar dhe 4 të vdekur nga Covid-19

Portugalia ka vendosur të zgjasë mbylljen e kufijve të saj tokësor për turistët deri në datë 15 Prill për shkak të një rritje të rasteve të Covid-19. Masa të rrepta u vendosën në fund të Janarit kur rastet e reja ditore arritën kulmin në rreth 16,500 të infektuar në ditë.

Bllokimet prekin në radhë të parë kalimet kufitare rrugore me Spanjën. Kalimet kufitare do të jenë të hapura vetëm për lëvizjen e mallrave, punëtorëve sezonale si dhe shërbimeve të urgjencës. Kufizimet nuk ndalin qytetarët portugezë të kthehen në shtëpi, ose shtetasit e huaj që të largohen nga vendi.

Portugalia, e goditur rëndë që nga mesi i muajit Mars ka lehtësuar gradualisht një bllokim të përgjithshëm të nisur dy muaj më parë, me rihapjen e muzeve, shkollave të mesme dhe tarracave të kafeneve. Portugalia mbylli kufijtë por do të rihapë shkollat për nxënësit deri në vjeç.

Po ashtu lejohen grupet deri në katër persona nëpër restorante dhe kafenetë e rrugëve që gjithsesi do të mbyllen para orës 13:00 në fundjavë. Në këtë shtet prej pak më shumë se 10 milionë banorësh u regjistruan vetëm 193 të infektuar dhe vetëm katër vdekje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *