Portugalia njofton ndihmë financiare për fermerët

Qeveria portugeze njoftoi të shtunën disa paketa ndihme financiare për sektorin e bujqësisë për të zbutur humbjet që vijnë nga kushtet e pafavorshme të motit dhe pasojat e krizës në Ukrainë.

Ministrja e Bujqësisë Maria do Ceu Antunes tha se 500,000 euro (515,000 dollarë amerikanë) do të shpërndahen drejtpërdrejt për fermerët e prekur nga zjarret e javëve të fundit, 27 milionë euro (27,8 milionë dollarë amerikanë) për sektorët e prodhimit të proteinave shtazore dhe 57 milionë euro (58,7 milionë dollarë) në sektorë të tjerë duke përfshirë hortikulturën, bagëtinë dhe të mbjellat.

Sektori bujqësor i Portugalisë ka vuajtur shumë nga vala e të nxehtit të kësaj vere, thatësira dhe zjarret në pyje, si dhe inflacioni i çmimeve të inputeve dhe mungesa e furnizimit me drithëra të përdorura për ushqimin e kafshëve për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga kriza në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.