Portugalia vendos shtetrrethimin nga varianti Delta

12:15 02/07/2021

Kufizimet do të shtrihen në 45 komuna për shkak te rritjes se rasteve nga ky mutacion

Portugalia ka rivendosur sërish shtetrrethimin në 45 komuna , përfshirë Lisbonën mes përhapjes së variantit Delta.

Vendi përballet me rritjen e rasteve COVID-19 për shkak të përhapjes së këtij mutacioni i cili po bëhet lloji më dominues. Shtetrrethimi do të fillojë nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit.

KafenetĂ« dhe restorantet do tĂ« duhet tĂ« mbyllin dyert e tyre nĂ« 10:30 tĂ« darkĂ«s gjatĂ« javĂ«s dhe 3:30 pasdite nĂ« fundjavĂ«. KĂ«to kufizime, tashmĂ« tĂ« vendosura nĂ« LisbonĂ« dhe nĂ« dy komuna tĂ« tjera, do tĂ« shtrihen gjithashtu nĂ« 16 qytete tĂ« reja.

Portugalia raportoi më shumë 2,000 infeksione të reja në vetëm 24 orët e fundit , niveli më i lartë që nga mesi i Shkurtit. Në këtë shtet, më shumë se 50% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të një vaksine COVID-19 dhe 32% janë vaksinuar plotësisht.

Edhe Çekia ka shtuar masat kufizuese. Qytetarëve do t’u kërkohet që t’i nënshtrohen një testi COVID-19 kur të kthehen nga pushimet verore nga jashtë vendit nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar. Madje është kërkuar nga punëdhënësit që të mos lejojnë punëtorët të kthehen në punë nëse nuk kanë një rezultat negativ të testit. Masa kufizuese janë marrë edhe në disa qytete ruse mes rritjes së rasteve nga varianti Delta.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *