“Potencialisht i rrezikshëm”, në 27 maj kalon pranë Tokës asteroidi më i madh deri më sot

Një asteroid i madh, Asteroidi 7335 (1989 JA), rreth 1.8 kilometra në diametër, do të kalojë në një distancë relativisht të afërt me Tokën në 27 maj. Është një nga më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë që i afrohet planetit tonë, më shumë se dyfishi i madhësisë së ndërtesës më të lartë në botë, rrokaqiellit Burj Khalifa në Dubai.

Ai u zbulua në vitin 1989 dhe është një nga 2265 shkëmbinjtë hapësinorë që Agjencia Hapësinore e SHBA (NASA) i konsideron “asteroide potencialisht të rrezikshëm”. Asteroidi do të bëjë kalimin e tij më të afërt nga Toka në fund të majit dhe nuk do të afrohet më deri në vitin 2914.

Kalimi i tij do të jetë një mundësi e mirë për vëzhgim nga astronomët, profesionistët dhe amatorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.