“PPP-të kanë fabrikuar një dinozaur që godet ekonominë e vendit”, Tritan Shehu: Janë krijuar monopol privat të financuar nga…

Deputeti i Partisë demokratike, Tritan Shehu i ftuar në rubrikën Opinion në News24, foli për sistemin e shëndetësisë, referuar koncesionit të sterilizimit dhe PPP-të.

Shehu u shpreh se PPP-të kanë fabrikuar një dinozaur, i cili po godet ekonominë e vendit, teksa shtoi se ka krijuar çrregullim në sistemin e shëndetësisë.

“Kjo shpikje e re që ka dalë, çështja e PPP-ve, duke mos i identifikuar qartësisht rolin e privatit, kanë krijuar një çrregullim të madh në sistemin e shëndetësisë. Ça kanë fabrikuar këto PPP? Këto PPP kanë fabrikuar një dinozaur do thoja, i cili godet ekonominë e tregut. Kanë krijuar një monopol privat, i financuar nga shteti”, u shpreh Shehu.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts