Prag katastrofe, fundoset anija me kimikate

Ashtu sikurse ishte parashikuar anija në brigjet perëndimore të Sri Lankës është fundosur duke shkaktuar kështu derdhje nafte në det.

X-Press Pearl e regjistruar nĂ« Singapor, qĂ« mbante 1,486 kontejnerĂ«, pĂ«rfshirĂ« 25 tonĂ« acid nitrik sĂ« bashku me kimikate dhe kozmetikĂ« tĂ« tjerĂ«, u ankorua nĂ« afĂ«rsi tĂ« qytetit port tĂ« Negombo kur njĂ« zjarr shpĂ«rtheu nĂ« bord pas njĂ« shpĂ«rthimi mĂ« 20 maj.

Imazhet e postuara në internet treguan momentin e fundosjes nga ku më pas anija shpërndaj edhe një shtresë të gjelbër të naftës dhe kimikateve. Kjo detyroi qeverinë të ndalojë peshkimin përgjatë një vije bregdetare prej 80 kilometrash.

Autoritetet tanimë i tremben një katastrofave të madhe ekologjike në oqean dhe lagunat aty pranë, duke kërcënuar jetën detare dhe zogjtë.

Qeveria ka thënë se do të kërkojë dëmshpërblim për incidentin. Autoritetet e Singaporit kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje. Zjarri në anije nxiti një operacion të pastrimit në shkallë të gjerë përgjatë bregut perëndimor të Sri Lanka, ndërsa miliona mikrotoptha plastikë mbuluan plazhet pranë Colombo. 

Klan News

The post Prag katastrofe, fundoset anija me kimikate appeared first on Tv Klan.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *