Prag lufte në Afganistan?! Luftëtarët e Luginës Panjshir bëjnë thirrje për kryengritje kundër talebanëve

Talebanët kanë shpallur fitoren mbi provincën Panjshir në verilindje të kryeqytetit Kabul, i fundit territor i cili kishte mbetur jashtë sundimit të tyre.

Grupi postoi pamje në internet të luftëtarëve të tyre duke ngritur flamurin atje.

Megjithatë luftëtarët e rezistencës thanë se ata ishin ende të pranishëm në “të gjitha pozicionet strategjike” dhe “vazhdojnë të luftojnë”, raporton BBC.

Udhëheqësi i tyre ka bërë thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër talebanëve.

Në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale Ahmad Massoud, udhëheqës i Frontit Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit (NRF), fajësoi komunitetin ndërkombëtar për legjitimimin e talebanëve dhe dhënien e besimit ushtarak dhe politik.

“Kudo që të jeni, brenda apo jashtë, ju bëj thirrje që të filloni një kryengritje kombëtare për dinjitetin, lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë,” tha ai.

Talebanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke kapur kryeqytetin Kabul më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *