Nga i dërguari i PANORAMA SPORT në Barcelonë, Kristi Sejatllari
Dueli Spanjë-Shqipëri është një miqësore luksi për kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, të cilët do të shohin sa progres kanë bërë në krahasim me të kaluarën. Një duel i cili është pritur me entuziazëm dhe pragndeshjen e të cilit mund ta ndiqni edhe në “Panorama Sport”.
NGJARJET E FUNDIT
Ora 19:20 Entuziazmi në stadium shihet edhe nga fakti që tifozët vendas presin me duartrokitje edhe gjuajtjet në portë të Shqipërisë.
Ora 18:50 Kuqezinjtë zbresin në fushë për nxemjen dhe priten me duartrokitje edhe nga tifozët e Spanjës në shkallët e stadiumit.
Ora 18:45 Publikohen formacionet zyrtare, Reja zgjidh dilemat e sulmit ndaj Spanjës Ora 18:25 Lojtarët mbërrijnë në stadiumin e Espanjol ku zhvillohet ndeshja. Ora 18:20 FOTO+VIDEO/ Brojës i ndryshojnë numrin, shikoni pamjet nga dhomat e zhveshjes së Shqipërisë para ndeshjes me Spanjën Ora 18:00 VIDEO / Ndizet atmosfera para Spanjë-Shqipëri, tifozët mbushin rrugët e Barcelonës
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al