Pranoi fajësinë e ndezjes së zjarrit në studion e animacionit në Kyoto, autori: Nuk mendoja se do vdisnin kaq shumë njerëz

pranoi fajesine e ndezjes se zjarrit ne studion e animacionit ne kyoto autori nuk mendoja se do vdisnin kaq shume njerez

pranoi fajesine e ndezjes se zjarrit ne studion e animacionit ne kyoto autori nuk mendoja se do vdisnin kaq shume njerez

14:43 05/09/2023

Një japonez është deklaruar fajtor për ndezjen e zjarrit në një studio animacioni që shkaktoi 36 viktima.

Zjarri në studion e animacionit në Kyoto, ndodhur më 18 Korrik 2019, ishte një nga rastet më të rënda të vrasjeve në Japoni. Shumica e viktimave ishin animatorë të rinj të cilët ishin bllokuar në katin e sipërm të studios, ndërkohë që 32 të tjerë mbetën të plagosur.

45-vjeçari, Aoba, i cili gati vdiq nga djegiet që ai vetë mori, përballet me pesë akuza, duke përfshirë vrasje, tentativë vrasjeje dhe zjarrvënie. Ai akuzohet se hyri në studio, shpërndau benzinë ​​rreth katit përdhes dhe e ndezi atë.

“Ndjeva se nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të bëja atë që bëra. Nuk mendoja se kaq shumë njerëz do të vdisnin dhe tani mendoj se shkova shumë larg”, tha Shinji Aoba.

Ndërsa prokurorët me shumë mundësi do të kërkojnë dënimin me vdekje, avokatët mbrojtës të Shinji Aoba po kërkojnë pafajësi, duke përmendur paaftësinë mendore.

Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta, por raportet thonë se autori, Aoba ka akuzuar stuion “Kyoto Animation” për vjedhjen e punës së tij, gjë që është mohuar nga pala e dëmtuar./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts