Pranoi se kishte vrarë 10 fëmijë, turma e njerëzve në Kenia dhunojnë deri në vdekje të riun

Një turmë në Kenia ka vrarë një vrasës serial, pas rrëfimit të këtij të fundit.

Masten Wanjala u vra nga një grup banorësh në qytetin Bungoma. Ai ka pranuar se ka vrarë 10 fëmijë, në harkun kohor të 5 viteve. Pas dëshmisë, i riu u fsheh për disa kohë, derisa u pikas nga banorët dhe u dhunua deri në vdekje.

“Ne nuk ishim të sigurt nëse ai ishte i lirë. Ai ka vrarë 10 nga fëmijët tanë. Bëmë një gjë të mirë me vrasjen e tij”, tha një nga banorëve.

Policia ishte vendosur prej kohësh në kërkim të Wanjala, por nuk kishin mundur ta gjenin, madje për ‘kokën e tij’ autoritetet kishin vendosur një shpërblim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *