PRAPASKENA/ Nuk e takoi ditën e djeshme, Mesi është krisur me… presidentin Laporta










Në konferencën e lamtumirës së Leo Mesit nga Barcelona u zbulua diçka e re. Sulmuesi argjentinas në asnjë moment nuk e takoi presidentin Laporta dhe ky i fundit nuk foli fare në këtë konferencë. Kjo gjë nuk ndodhi në momentin e fillimit, por as në fund kur Leo nisi të takonte dhe të përqafonte të gjithë futbollistit.

Mesi dhe Laporta

Është e qartë që mes tyre ka pasur një ftohje të raportit në kohët e fundit, edhe pse vetë ish-kapiteni i Barcelonës nuk tha asnjë fjalë negative ndaj Laportës. Ai madje u tregua i kujdesshëm edhe në konferencën për shtyp për përgjigjet e gazetarëve. Sigurisht që ai drejtoi disa herë dorën nga numri një i klubit kur tha se ishte i zhgënjyer.

Kishte edhe momente kur dukej sikur Mesi po kafshonte gjuhën për të mos thënë të gjitha të vërtetat dhe kur u pyet nëse Barcelona kishte bërë gjithçka që ai të qëndronte.

Mesi tha se presidenti nuk donte të futej më në borxhe, por nuk dha shpjegime të mëdha. Por, ftohja e raportit mes Mesit dhe Laportës ishte i qartë dhe i dukshëm. Deri tani kishin treguar afeksion me njëri-tjetrin në publik, por ndoshta gjatë këtyre 3-4 ditëve kanë ndodhur gjëra që nuk dihen dhe për momentin nuk mund të zbulohen. Gjithçka do të mësohet në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *