Prapaskena/ Tuhel u tërhoq nga bisedimet me Bajernin sepse ka siguruar punën në stolin e…

prapaskena tuhel u terhoq nga bisedimet me bajernin sepse ka siguruar punen ne stolin e






























Sipas gazetarit të “Sport Bild”, Kristian Falk, bordi i Bajernit të Mynihut u bind se Tomas Tuhel u tërhoq nga negociatat e rinovimit të kontratës në minutën e fundit javën e kaluar, sepse ai tashmë e kishte siguruar punën në stolin e Mançester Junajtid.tuhelLajmi i revistës gjermane vjen pas lajmit nga “The Guardian”, i cili thotë se Erik ten Hag do të shkarkohet nga klubi pas finales së Kupës FA: Pavarësisht se “djajtë” fituan Kupën FA kundër Sitit të shtunën në “Uembli”, Junajtid ka vendosur që ta shkarkojë teknikun holandez sipas “The Guardian”, duke përsëritur skenarin me Luis van Galin në vitin 2016. Vendimi i pamëshirshëm për të ndryshuar menaxherin do të jetë lëvizja më domethënëse e bërë nga Sër Xhim Retklif dhe aleatët e tij që kur “Ineos” ra dakord të blinte një pakicë të aksioneve në klub dhjetorin e kaluar dhe mori kontrollin e operacioneve të futbollit.

Junajtid, që e emëroi Ten Hagun në stol dy vjet më parë, është ndjerë i detyruar të veprojë pasi përfundoi një sezon të vështirë në vendin e tetë në Premier Ligë, rezultati i tyre më i dobët që nga viti 1990. Thuhet se gjatë këtyre javëve drejtuesit e “Djajve” kanë negociuar me kandidatët e mundshëm për stolin dhe në Gjermani janë të sigurt se kanë arritur akordin me trajnerin në largim të Bajernit, Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts