Prapaskenat e fitores së Bajernit, si Nagelsman “çmontoi” Benfikën me një telefonatë nga dhoma e hotelit








Ishte minuta e 66’ në sfidën ndaj Benfikës, Bajerni ende nuk kishte zhbllokuar ndeshjen. Pavar po vuante presionin e portugezëve në krahun e djathtë. I ndodhur në hotel për shkak se nuk ndihej mirë, trajneri Julian Nagelsman urdhëron me telefon ndihmësin e ndihmësit të tij për të kryer një zëvendësim.

Julian Nagelsman

Gnabri hyn në lojë në vend të Pavarit. Katër minuta më vonë bavarezët shënojnë golin e parë dhe më pas të dytin, të tretin dhe në fund të katërtin. Nagelsman goditi në shenjë duke kapur në befasi skuadrën portugeze e cila nuk arrinte të ndalte dot Gnabrinë duke krijuar një boshllëk në mbrojtje.

Pas ndeshjes ishte vetëm zëvendës trajneri, Topmëler i cili pranoi komunikimin me Nagelsmanin gjatë ndeshjes. “Julian dhe unë ishim në kontakt gjatë gjithë ndeshjes nëpërmjet ndihmësit të tretë. Ishte Nagelsman ai që më urdhëroi të nxirrja Pavarin për Gnabrinë, ai kishte nuhatur se Benzhamë kishte probleme në krah dhe kështu vendosi për të ndryshuar strategji”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *