Prapaskenat e kërkesës për largim nga politika/ Berisha i përgjigjet atyre që i thonë të tërhiqet dhe i bën thirrje qytetarëve për protesta: Të mbushim rrugët e sheshet






Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zërave kundër tij në PD, që kanë kërkuar që ai të tërhiqet në mënyrë që partia të bashkohet dhe të forcohet, me një histori në vitin 1998, kur tregoi ‘prapaskenat’ e kërkesës së trojkës botërore që ai të largohej nga politika.

Berisha theksoi se edhe “në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë”.

“Unë para se të bëj një prononcim në seli unë takova palën që mendon ndryshe. Para se të dal me gazetarët. Këto fjalë u thashë. Por le të jemi të hapur. Në dialogun me Alibeaj më thotë me non grata nuk fiton PD. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko edhe në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë.

Capture

Trojka botërore, sekretari i Përgjithshem i Këshillit të Evropës, djali i Andrea Papandreut, Xhorxh Papandreu e vijnë në 1998, i sjell një ekstremist i majtë që kishte milituar në grupet marksiste e leniniste, qëllimi i vizitës ishte që ti sillnin mesazhin e botës Sali Berishës që të largohet nga politika. Më thërrasin mua në zyrat e OSBE-së e më thonë kështu kështu. Po pse i them unë? Se dhe mosha tani unë atëherë isha nja 50 e ca vjec. I dëgjova i dëgjova e meqë këta e lanë Xhorxhin të flasë si të thuash në emër të tyre i kthehem i them, ai nuk ishte as ministër i jashtëm a nuk e di, tani do të them “në Ballkan burrë më të mencur se babën tënd nuk ka patur”. Pse tha, se u tha grekëve zoti mos e lëntë Greqinë në duart e Xhorxhit. Jua tha.

Ai kishte qenë profet. Jua them pse se për fat të keq Greqia ra në duart e Xhorxhit por ai shkon në Bruksel dhe këtej luftonte të djathtët, e në Bruksel Merkel e Sarkozy pasi nuk donin dua jepnin kredinë, gjithë natën deri në 5 të mëngjesit e mbajnë samitin deri sa i bindin gjithë shefat e qeverive që Greqia të marrë kaq miliardë kredi për krizën
e ky fitimtari, cfarë bëri Xhorxhi, erdhi në Athinë e tha tani do bëj referendum ti pyes grekët imagjinoni cfarë hile i bëri Evropës. Atë e përzuri Evropa brenda javës.
Dua them që kjo ndodhi në 98, e 2005- 2013 ishin vitet më të suksesshme të një qeverisje këto 30 vite e më gjerë.

Vitet e ardhshme do jenë më të suksesshme se sa vitet 2005-2013″.

Berisha foli dhe për Lulzim Bashën, per te cilin tha se do e takonte po te ishte ne zyre ne seline e PD.

Ish kryeministri ftoi qytetaret te mbushin sheshet kunder qeverise, pak dite pasi lajmeroi se PD do udheheqe valen tjeter te protestave.

“Ndaj e thashë po të ishte në zyrë do i shtrëngoja dorën do e takoja Bashën është deputeti PD. Ne nuk përjashtojmë ne por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Po të dëgjoja unë në 98 ambasadorët e merrni vesh ku do ishim. Ndaj ju ftoj të bashkohemi të mbushim sa më shpejt rrugët e sheshet kundër këtij rregjimi që duhet tio ketë kohët e numëruara.

Unë pata diskutim edhe me Gazment Bardhin, Dhe e thashë që po të ishte Lulzim Basha në zyrë do e kisha takuar edhe atë. Ju ftoj të bashkohemi kundër këtij regjimi që duhet t’i ketë ditën e numëruara”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.