Prapaskenat e përplasjes në Vlorë/ Rama shpall Dritan Lelin ‘persona non grata’ në PS! Si e përjashtoi nga partia me SMS

ARISTIR LUMEZI/ Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shpallur dje “persona non grata” në Partinë Socialiste dhe fushatën e saj. Duket se pas refuzimit nga Leli të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, statusi i Lelit ka “ngrirë”.

Në 2006 ish-Kryeministri Berisha “ngriu” nga forumet e PD-së Spartak Ngjelën, në atë kohë kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, pas bërjes publike të debateve të brendshme në grupin parlamentar.

Kryeministri Rama i ka komunikuar strukturave të PS-së në Vlorë se Leli nuk do të marrë pjesë në fushatën e socialistëve në këtë qark, duke e izoluar atë nga struktura që e kandidoi dhe e votoi në dy mandate për kryetar Bashkie. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht, le ta ndihmojë, por jo me ne”, mësohet të ketë thënë Rama dje në Vlorë në takimin me shtabin elektoral të fushatës.

Gjatë fjalës së tij në publik me kandidatët për deputetë të PS-së në qarkun e Vlorës, Kryeministri Rama la të kuptohet se Leli nuk pranoi strategjinë e PS-së për të fuqizuar listën e kandidatëve.

“Arsyeja e rifreskimit të skuadrës lidhet me domosdoshmërinë për të përfshirë dhe të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, por që janë pjesë e skuadrës socialiste të Vlorës që këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ku secili bën detyrën sipas pozicionit e ku të gjithë shtyjmë përpara një progres ku në Vlorë është në sytë e të gjithëve.

Ndërkohë, jemi të hapur dhe për të tjerë djem e vajza që meritojnë të kenë shansin. Objektivi ynë për Vlorën është të marrim pa diskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë e deputete e të synojmë maksimizimin e forcave, duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh”, tha dje Rama nga Vlora.

PËRPLASJET

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama pranoi se i kishKryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është shpallur dje “persona non grata” në Partinë Socialiste dhe fushatën e saj. Duket se pas refuzimit nga Leli të propozimit të Ramës për të lënë mandatin e kryebashkiakut dhe përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, statusi i Lelit ka “ngrirë”. te kërkuar Lelit që të linte mandatin e kryebashkiakut, por që ishte refuzuar prej tij, duke mos e fshehur qejfmbetjen për këtë refuzim.

“Është e vërtetë që i kam propozuar të jetë pjesë e skuadrës. Nuk e ka parë të arsyeshme. Është zgjedhja e tij. Me të, pa të, skuadra jonë do të realizojë objektivin bazë në Vlorë dhe do të shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje”, u shpreh Rama pak ditë më parë.

Mësohet se ky propozim ka ardhur pas përplasjeve që Leli ka pasur me drejtuesin politik të PS-së në këtë qark, Damian Gjiknurin, të cilët janë dy nga pikat e forta të rezultatit zgjedhor në këtë bashki.

Aq e dukshme është kjo, saqë nënkryetar të Bashkisë Gjiknuri ka vendosur Afrim Qendron, i cili si edhe Leli, u shpërngul nga Tirana në Vlorë. Qendro ka qenë drejtues i shtabit elektoral të PS-së në këtë qark, ndërsa kujtojmë se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Gjiknurit, kur ai ishte ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Afrim Qendro mbante postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mësohet se drejtuesi politik i qarkut e konsideron Lelin një pikë jo të fortë elektorale për Partinë Socialiste në këtë qark, ku kandidon për një mandat të tretë edhe Kryeministri Rama.

“Nuk është çështje individi, e Dritanit, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performancës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle”, kanë qenë disa nga rezervat që Rama ka shprehur për Lelin pak muaj më parë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *