Prapaskenat e sherrit mes Jul Dedës dhe Luiz Ejllit! Thumba e ironi ndaj njëri-tjetrit, çfarë e shkaktoi krisjen e raportit mes dy shkodranëve

prapaskenat e sherrit mes jul dedes dhe luiz ejllit thumba e ironi ndaj njeri tjetrit cfare e shkaktoi krisjen e raportit mes dy shkodraneve































Që në nisje të këtij “Big Brother” u duk se Juli dhe Luizi kishin një kunj ndaj njëri-tjetrit në distancë. Dy artistët u duk se vitin e shkuar, kur Luizi ishin pjesë e lojës kishin një miqësi, por gjërat kanë ndryshuar.

jul deda luiz ejlli

Shpesh Juli është identifikuar me lojën e fituesit të vjetshëm dhe ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak aktorit. Madje, në ato pak deklarata që ka bërë për të, Juli është shprehur se madje Luizi edhe i ka marrë tekstin që ai ka shkruar për t’i propozuar Kiarës. Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” ka qenë dhe aktori i humorit Julian Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni.

Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin. Juli rrëfen se Luizi me anë të një teksti të tij i ka propozuar partneres, Kiara Titos.

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”, – shprehet Juli. Sakaq, një përgjigje ironizuese vjen prej Luizit, i cili shkruan: “Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…”.

Duke qenë nga Shkodra, shumëkush e ka krahasuar Julin me Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të kaluar, i cili po ashtu është me origjinë nga Shkodra. Mirëpo, nga ana e tij, ende nuk ka pasur asnjë mbështetje për Julin, i cili vitin që kaloi e shprehu hapur simpatinë për lojën e Luizit. Përveç faktit që Luizi ishte shok i ngushtë me të vëllain, Juli mendonte se Luizi ishte vitin që shkoi lojtari më i mirë i lojës.

“Më keni shkruar shpesh pse nuk fole një herë për Luizin. E kam shprehur hapur mbështetjen time për Luizin, meqë e kërkoni kështu, për mendimin tim është absolutisht lojtari më i mirë i kësaj loje, përveç kësaj, unë e njoh dhe personalisht përmes vëllait, i cili e ka shok dhe mendoj se mbështetja që është krijuar për atë nuk është rastësi dhe pa dashje…”.

Sakaq, këtë vit, Luizi ka zgjedhur të mos e komentojë as Julin dhe as “Big Brother”, i japë më hapësirë. Por konflikti mes dy artistëve ka nisur pikërisht pas përfundimit të “Big Brother” të vjetshëm, ku Luizi doli fitues. Pasi Mario bashkë me mikun e tij, Joni, i shkuan në shtëpi si surprizë, kur doli Luizi nuk u tregua shumë miqësor me ta. Pak ditë pas finales, Luizi u shpreh se me Marion dhe Jonin nuk kishte ndonjë miqësi të madhe. Mes tjerash, Ejlli ka folur edhe për personat që sipas tij e shfrytëzuan deri sa ishte brenda shtëpisë së BBVA e që u shtirën si miq të tij.

“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë”, – tha Luizi fillimisht. Luizi foli edhe për Meridan Ramçajn dhe dy miqtë e tij, Jonin dhe Marion, që edhe e vizituan derisa ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj., etj,, kjo është e tepruar. Unë kam shumë shokë që kanë bërë shumë dhe nuk kanë pasur nevojë as të lyejnë flokët, as të dalin në media, por kanë shkuar, kanë marrë nënë time, e kanë sjellë në Tiranë dhe kanë pritur jashtë e më kanë thënë që të mos i përmend asnjëherë dhe ky është shok”, – tha Luizi.

“Me Jonin dhe me Marion kam qëndruar shumë vite jashtë, kam dy vite që nuk flas me asnjërin prej tyre, thjesht nuk flisnim, ishim shkëputur”, – u shpreh këngëtari.

Duket se kjo deklaratë është bërë motiv i krisjes së raportit jo vetëm me Marion, por edhe me Julin. Dhe duket se shkëputja ka qenë definitive, duke zgjedhur që asnjë nga palët të mos e përmend kurrë më emrin e tjetrit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts