Precedentët e bllokimit të trafikut ajror

[embedded content]

16:54 08/04/2021

Kontrollorët në Poloni dhe Spanjë u përballën me pasojat

Bllokimi i punës nga kontrollorët ajrorë si në rastin e Albcontrol-it nuk është i vetmi. Me të njëjtën situatë këtë vit është përballur edhe Polonia. Kontrollorët e hapësirës ajrore kërcënuan me grevë, pasi qeveria vendosi reduktimin e pagave të tyre me 23.5% duke nisur nga 1 Janari i këtij viti, me argumentimin se fluksi i punës ishte reduktuar me 65% për shkak të pandemisë. Po ashtu nga Prilli i vitit të kaluar, Agjencia Polake e Aviacionit nisi shkurtimin e stafit.

Drejtuesit e kësaj agjencie u propozuan atyre një marrëveshje që parashikonte reduktimin e kostove në këtë sektor, por sindikata e tyre refuzoi, ndërsa greva e tyre u konsiderua e jashtëligjshme.

Një tjetër rast është edhe ai i Spanjës në vitin 2010, kur një bllokim i ngjashëm i punës nga një grevë e përgjithshme e kontrollorëve të trafikut ajror, bllokoi nëpër terminale mbi 330 mijë udhëtarë. Shkak u bë reduktimi i shpenzimeve nga qeveria në kushtet e krizës financiare të Eurozonës në atë kohë, që goditi rëndë edhe Spanjën.

Për 6 orë trafiku ajror në vend u paralizua. Ushtria mori kontrollin e hapësirës ajrore, ndërsa situata u normalizua pasi kryeministri Hoze Luis Rodrigez Zapatero kërcënoi me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kushtet e të cilës ata do të detyroheshin të riktheheshin në punë dhe të përballeshin me pasoja të rënda penale deri më burgim.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *