Precedentët/ Kukësi i rënë, por mbetet i rrezikshëm për Partizanin

precedentet kukesi i rene por mbetet i rrezikshem per partizanin































Partizani në Kukës nuk e ka “tabu” fitoren, por nga ana tjetër verilindorët nuk mund të konsiderohen si një rival i padëmshëm.

Kukesi

Fakt për këtë ishte sfida çerekfinale e Kupës, ku verilindorët arritën të fitonin minimalisht ndeshjen e dytë në Kukës dhe të kualifikohen në gjysmëfinale me ndihmën e 11-metërshave. Nga ana tjetër, Partizani ka ditur të fitojë në Kukës në shkurt me një gol të Gjelbrim Taipit.

Sfida tjetër e luajtur në stadiumin e verilindorëve është mbyllur me shifrat 1-1, me të kuqtë, që humbën penallti në minutën e fundit. Në pesë sfida gjithsej të luajtura në këtë sezon mes dy ekipeve , Partizani ka fituar tri të tilla, ka barazuar një dhe ka humbur po një. Gjithsesi, duhet thënë se skuadra e Devollit vjen në këtë betejë pas rënies matematike nga Superiorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts