Prej 10 vitesh në karrocë me rrota, apeli për ndihmë i të riut Guxim Gogo për t’u ringritur në këmbë: Shpresa vjen nga Turqia

prej 10 vitesh ne karroce me rrota apeli per ndihme i te riut guxim gogo per tu ringritur ne kembe shpresa vjen nga turqia



































Ne rrjetet sociale është shpërndarë masivisht një apel për ndihmë për të riun, Guxim Gogo, i cili prej 10 vitesh është i paralizuar.

Guxim gogo

Apeli për ndihmë po qarkullon edhe ne media, ku qytetarët të ndryshëm ftohen të japin një kontribut sado modest në mënyrë që i riu të ringrihet në këmbë. Guxim Gogo kërkon të bëjë një ndërhyrje në Turqi për t’u ringritur në këmbë dhe për këtë operacion i nevojiten 70 mijë euro.

Historia e Guximit

Guxim Gogo është paralizuar në moshën 26-vjeçare dhe prej 10 vitesh ndodhet në karrocë. Nuk ishte një aksident, por kjo gjë i erdhi atij në një mënyrë po aq të papritur.

Ishte një ditë Maji kur Guximit i nisën dhimbje të papritura dhe të fuqishme në pjesën e shpinës. Iu drejtua QSUNT-së për të marrë ndihmën e parë, por menjëherë pasi mjekët i bënë një qetësues ai nuk i ndjeu më këmbët.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe konsultave të vazhdueshme, mjekët nuk arritën të gjejnë shkakun e paralizës së tij të menjëhershme.

10 vite më pas shkenca ka përparuar mjaftueshëm sa për t’i dhënë Guximit shpresë dhe mundësi të mëdha që të ngrihet sërish në këmbë. Shpresa për Guximin vjen nga Turqia ku në sajë të vendosjes së një pajisjeje specifike, trajtimit me anë të qelizave staminale dhe fizioterapisë intensive, shanset janë të mëdha që të ecë.

Ndërhyrja kushton 70 mijë euro. Përpjekjet e vazhdueshme gjatë kësaj dekade për të gjetur kurim, i kanë shteruar mundësitë e tij financiare, duke e bërë të pamundur përballimin e një kostoje të tillë. Në pamundësi që miqtë, të afërmit e familjarët të plotësojnë këtë shumë, kërkojmë ndihmën tuaj që Guximit t’i rikthejmë shpresën dhe dëshirën për të jetuar.

Kontributi juaj, sado i vogël qoftë, për Guximin do të ishte shansi i një jete të re të cilën e ëndërron prej 10 vitesh. Bashkë mund t’ja dalim!

Ps. Për të gjithë ju që kërkoni një alternativë tjetër për të kontribuuar më poshtë gjeni numrin e llogarisë.

Numri i llogarisë:

Guxim Gogo

Credins Bank , Iban: AL81212110090000000000819419

DHURO

guxim gogo2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts