“Prej 100 vitesh na kanë vrarë e grirë”, Haradinaj shpërthen në lot në gjykatën e Hagës: Varri më qet nga dheu nëse nuk kundërshtoj Millosheviçin

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nga salla e gjyqit sot në Hagë është prekur me rrëfimin e tij teksa ka përmendur krimet e Millosheviç në Kosovë.

Haradinaj ka përsëritur kërkesën e tij që Specialja të gjykojë të gjitha krimet në të kundërtën, ndërsa shtoi se është për shfuqizimin e saj nëse ajo vepron në mënyrë një-etnike.

“Varri më qet nga dheu nëse nuk kundërshtoj Millosheviçin unë”, ka thënë Haradinaj ndërsa nuk i ka mbajtur lotët.

Haradinaj deklaroi se do të mbështeste këtë gjykatë nëse do të merrej me të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Në momentin që e shtini zbulimin e të gjitha krimeve, ndryshoni qasje, prandaj janë këto që njerëzit nuk ju duan, kështu po reflektoni ndoshta është e gabueshme, kështu po reflektoni dhe është mirë dikush të thotë si po reflekton, është ndihmë, duhet me qenë falënderues, me sjelljet e juaja kështu po reflektoni. Njeriu që ka dënuar me vdekje njerëz, Vukçeviç nëse guxohet me fol, gjatë luftës, njeriu i parë i Millosheviçit, dyshi njeriu i parë i Millosheviçit, dhe t’i referoheni këtyre, çka mendon që ata mendojnë për shqiptarët, patologjikisht ata e kanë krijuar sendoren me i urrejt shqiptarët, nuk mund të vijë asgjë tjetër, edhe nëse vjen e drejtë besomëni nuk do të jetë e besueshme prej popullit tim, 100 vjet na kanë vrarë, pre, grirë”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj ka thënë se OVL-UÇK vazhdimisht kanë kërkuar futjen e një amandamenti në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe se kjo vazhdon të jetë kërkesë e tyre me qëllimin e vetën që gjykata të mirët me të gjitha krimet.

“Ne kemi kërkuar futjen e një amendamenti që parashikonte hetimet për të gjitha krimet e kryera, pavarësisht se kush i ka kryer ato. Këtë po e them. Për të qenë të qartë se ne nuk po kërkonim shfuqizimin apo mbylljen e DhSK-së, ju e keni qitë këtë se e kemi lyp ne shfuqizimin, ne kemi lyp një amandamentim, me e shti me u ndjek kjo çka e thash më lartë, të gjitha krimet. Dhe nëse kjo prokurori e pranon që nuk po do me i ndjek të gjitha krimet, unë po të them edhe njëherë ne nuk po mundemi ta shfuqizojmë se ju jeni shtet paralel. Kosova e ngratë atje veç rri i tregojnë përralla shoqi-shoqit ata deputetë që e kanë çuar gishtin, se ju tash ja jepni fuqinë vetës, ju nuk e pyesni hiç Kosovën. Po do ti me më detyru me dalë kundër të drejtave të popullit tim, prano ti këtë që e ke kështu, që unë po ta pranoj nuk jam me ty nëse ti je monoetnik, nëse ti je selektiv, nëse ti nuk do me i qit kriminelët përpara këtu por do me saju të tjerë në bazë të dëshmisë së kriminelëve që e ke koordinator, unë po them jam kundër teje, dhe këtu jam kundër teje. Dhe nëse vazhdon dhe ma krijon këtë bindje unë e ndërpres dëshminë qoftë edhe me dëmtimin tim person, jam kundër atyre që duan të përlyejnë luftën dhe shtetin tim… Ju po dëshironi që DhSK-ja të rrëzohet ose ta paraqitni të tillë. Ne po dëshirojmë që DhSK-ja të përmirësohet ku ka mundësi, t’i ndjek të gjitha krimet, asgjë tjetër, a po të pengon kjo ty, nëse kjo të pengon po të them edhe njëherë, po du me u rrëzu nëse të pengon kjo me i ndjek të gjitha krimet, du me u rrëzu nuk du me ju pa hiç”, -ka shtuar Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.