
14:50 11/07/2023
E mbushur me polemika marrëdhënia e mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla i ka rezistuar kohës. Ata të dy janë të dashuruar me njëri-tjetrin që nga fillimi i viteve 1970 dhe të martuar për më shumë se 18 vite. Mediat britanike kanë zbuluar sekretin se çfarë e bën martesën e tyre të funksionojë, dhe është pak e pazakontë.
Charles dhe Camilla kanë zgjedhur deri më tani, të mos banojnë në Pallatin Buckingham, rezidenca zyrtare e monarkut. Jo vetëm kaq, por çifti flenë në dhoma të ndara.
Shkak për këtë mendohet të jetë bërë shëndeti monarkut britanik i cili vuan nga dhimbjet e shpinës dhe është spekuluar se gjumi vetëm mund të lehtësojë dhimbjet. Familjet mbretërore nuk janë të vetmit që flenë të ndarë, pasi rreth 25% e të gjithë çifteve amerikane dhe katër në dhjetë çifte në Mbretërinë e Bashkuar flenë të ndarë.
Klan News