Prej 26 ditësh luftime të ashpra/ Bilanci i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Shtatë objektiva ajrore ruse u goditën dje

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë dhënë detaje nga aksioni i tyre në terren kundër ushtrisë ruse, në ditën e 26 të pushtimit.

Sipas raportimeve të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se janë goditur shtatë objektiva ruse, një avion, katër mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy raketa lundrimi.
“Pozicioni dhe natyra e veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë ndryshuar” thanë forcat e Armatosura.

Sipas tyre, thuhet se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia, por se ajo ka përdorur mjete ajrore pa pilot për të vlerësuar efektivitetin e sulmeve.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.