Prej dy muajsh pa marrë rrogën, punonjësit protestë para fasonerisë në Fier: Nuk kemi mundësi tjetër ekonomike

prej dy muajsh pa marre rrogen punonjesit proteste para fasonerise ne fier nuk kemi mundesi tjeter ekonomike
prej dy muajsh pa marre rrogen punonjesit proteste para fasonerise ne fier nuk kemi mundesi tjeter ekonomike

Punonjës të një fasonerie në Fier kanë protestuar ditën e sotme pasi prej dy muajsh nuk kanë marrë pagat.

Në protestën e sotme gjithashtu janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë sqarim për vonesën e pagave. Gjithashtu anë treguar për gazetarin Ervis Kuçi se i janë drejtuar  institucioneve shtetërore, por përgjigja që kanë marrë është se duhet t’i drejtohen gjykatës.

“Kanë thënë se ndodhen në mes të katër rrugëve pasi nuk kanë mundësi tjetër ekonomike. Që prej orëve të para të mëngjesit kanë protestuar para ambienteve të fasonerisë. Që prej gushtit të vitit të kaluar, ata kanë thënë se kanë pasur vonesa në marrjen e pagave, ndërsa dy muajt e fundit nuk u është kaluar rroga”, raportoi ndër të tjera gazetari Ervis Kuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts