Prej javësh ndodhet në burg, Alexei Navalny ka humbur 8 kilogramë

23:55 01/04/2021

Aleatët e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë thënë sot se ai kishte humbur 8 kilogram gjatë kohës që ka qenë në burg.

Ata thonë se rënia në peshë është bërë para se të niste grevën e urisë dhe akuzojnë autoritetet në burg për keqtrajtim.

Po ashtu sipas tyre, Navalny nuk lejohet që të fle gjumë. Pas keqtrajtimit në burg, Navalny ka nisur një grevë urie në përpjekje për të marrë vëmendjen e autoritete të huaja dhe të ndihmohet prej tyre.

Kritiku i Putin ka deklaruar se ka dhimbje shpine dhe në këmbë, por ka hedhur akuza se nuk i është dhënë shërbim mjekësor.

Avokatët e Navalny e vizitojnë atë rregullisht në burg dhe e ndihmojnë atë të publikojë mesazhe në mediat sociale. Nga ana tjetër shërbimet e burgut kanë mohuar akuzat dhe thonë se ata nuk e keqtrajtuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *