Prej më shumë se një viti në bashkëjetesë me COVID-19, regjistrohen mbi 130 milionë të infektuar në mbarë globin. Ja sa është numri i viktimave

Thuajse e gjithë bota është mbërthyer nga pandemia e COVID-19.

Që prej shpërthimit të saj, rreth më shumë se një viti, në të gjithë globin janë regjistruar mbi 130 milionë të infektuar.

Sipas faqes online të statistikave, “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë shënuar gjithsej 130.082.099 të infektuar. Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar në SHBA, me 31.229.639 raste.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 12.334.844 raste, India me 12.302.092, Franca me 4.695.082, Rusia me 4.554.264, Britania me 4.350.266, Italia me 3.607.083, Turqia me 3.357.988, Spanja me 3.291.394, Gjermania me 2.854.137, Kolumbia me 2.406.377, Polonia 2.356.970, Argjentina 2.348.821, Meksika 2.238.887, Irani 1.897.314, Ukraina 1.691.737, Afrika e Jugut 1.549.451, Peruja 1.548.807, Çekia 1.539.617, Indonezia 1.517.854, Holanda 1.280.443 dhe Kili me 1.003.406 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë vdekur 2.838.022 persona, ndërsa 104.752.420 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht numri i personave në mbarë globin që po trajtohen me këtë sëmundje, është 22.491.657.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *