Prej pesë ditësh vijon djegia e masivit pyjor në Fier, vatrat e zjarrit mbeten aktive në Pishporo

prej pese ditesh vijon djegia e masivit pyjor ne fier vatrat e zjarrit mbeten aktive ne pishporo
prej pese ditesh vijon djegia e masivit pyjor ne fier vatrat e zjarrit mbeten aktive ne pishporo

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit vijojnë të jenë aktive. Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivët e forcave të armatosura, forcat e AdZM, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë që po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që ato riaktivizohen herë pas here të favorizuara nga era e fortë, duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës. Mësohet se falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemë e ullishte në kufi të zonës pyjore.

Zjarri masiv i pesë ditëve të fundit është konsideruar katastrofë mjedisore, jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të prekur nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts