Prej tre ditësh e gjithë Shqipëria në protestë, vjen reagimi i Presidentit: Qeveria të adresojë shqetësimet e qytetarëve! Policia të distancohet nga dhuna






ilir-meta-1-1Ndërkohë që Shqipëria prej tre ditësh është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve ka ardhur edhe një reagim nga presidenti Meta. Kreu i Shtetit ka adresuar nje mesazh, duke i bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Ndërkohë një apel ka edhe për Policinë e Shtetit: “I tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, thotë Kreu i Shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.