Preku karikuesin e celularit, vdes dy vjeçarja

12:37 28/08/2021

Një vogëlushe dy vjeçare ka ndërruar jetë pas një goditjeje elektrike nga karikuesi i celularit. Ngjarja e ndodhur në Brazil ka shokuar familjen e fëmijës.

Sara pësoi një goditje vdekjeprurëse elektrike në momentin që preku pajisjen e karikimit të celularit. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia doli mbanë.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i goditjes elektrike, ndaj ngjarja ndodhet nën hetimin e autoriteteve.

Këtë vit, Brazili ka regjistruar 355 vdekje nga shoku elektrik./tvklan.al


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *