Premiera e “Aidës” shet të gjitha bileta, Teatri i Operës shton ulëset në sallë

premiera e aides shet te gjitha bileta teatri i operes shton uleset ne salle
premiera e aides shet te gjitha bileta teatri i operes shton uleset ne salle

Premiera e operës “Aida” të Giuseppe Verdit ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm.

Të gjitha biletat për të katërta netët e saj janë shitur dhe shumë prej publikut nuk kanë arritur të sigurojnë biletë për të ndjekur një prej shfaqjeve monumentale dhe numerikisht më e madhja, pasi në skenë bashkë me orkestrën ka 200 artistë.

Pas kërkesave të shumta për bileta Teatri i Operës ka vendosur të shtojë ulëset në sallë. Nga 738 ulëse që ka teatri, për natën e fundit, janë shtuar rreth 50 vende.

Gjithë biletat e shitura për të gjitha netët që pa nisur premiera është një sukses për Teatrin e Operas por një godinë që pak më parë ju nënshtrua rikonstruksionit duket se nuk mjafton për një qytet që është rritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts