Premiera e filmit të James Bond/ Pse nuk ishit i pranishëm? Rama përgjigjet me batutë: Nuk jam elitë, por një katunar Surreli 198 cm i gjatë








Disa ditë më parë në Tiranë u zhvillua premiera e filmit të agjentit 007, James Bond “S’ka kohë për të Vdekur”.

edirama-premierajamesbond

Filmi bëri bashkë politikanë, artistë, këngëtarë, gazetarë dhe ambasadorë duke filluar nga kryebashkiaku Veliaj, ambasadorja Yuri Kim, ministri Bledi Çuçi apo dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Ajo çka ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. Pikërisht, kreu i qeverisë ka zbuluar arsyen se pse nuk ishte i pranishëm në këtë eveniment.

Gjatë një interviste në emisionin “Now”, kreu i qeverisë u pyet se pse nuk ishte në premierën e zhvilluar ku ishin elita e Tiranës. Ai u përgjigj se nuk e konsideron veten elitë, përkundrazi, me batutë e quan veten një “katunar Surreli me gjatësi 198 cm”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Para një jave u organizua premiera e filmit të James Bond në Tiranë, nuk ishit i pranishëm apo nuk ju ftuan?

Rama: Pse duhet të isha i pranishëm?

Pyetje: Ishte gjithë elita e Tiranës, ishte kryetari i SPAK-ut.

Rama: Unë jam një katunar nga Surreli. Jam një copë katunari 198 cm.

Pyetje: Kështu ju konsiderojnë ata që nuk ju ftuan, prandaj nuk ju ftuan?

Rama: Jo, jo unë nuk jam elitë ta kam fjalën. Unë jam një katunar Surreli dhe nuk i ndjek këto evenimente mondane në Tiranë.

Pyetje: Ishin shkulur të gjithë që të shkonin tek premiera, kryeprokurori, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Rama: Nuk e di, nuk i ndjek këto. Ku është pyetja, apo thjesht kuriozitet.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *