Premtimi i Danimarkës për Ukrainën, reagon Rusia: Po përshkallëzon konfliktin duke dërguar avionë luftarakë F-16

Siç pritej, ministri danez i mbrojtjes ka konfirmuar se Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë vetëm avionët luftarakë F-16 të premtuara rishtazi nga Danimarka brenda territorit ukrainas.

“Ne dhurojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar armikun nga territori i Ukrainës. Dhe jo më larg se kaq,” tha Jakob Ellemann-Jensen.

“Këto janë kushtet, qofshin tanke, avionë luftarakë apo diçka tjetër”, tha ai.

Ambasadori rus në Danimarkë, Vladimir Barbin, e ka quajtur vendimin “një përshkallëzim”.
“Fakti që Danimarka tani ka vendosur të dhurojë avionë F-16 në Ukrainë, çon në një përshkallëzim të konfliktit”, tha ai për agjencinë e lajmeve Ritzau.

“Duke fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts