Premtimi i mesfushorit: Kastrioti e ka lënë pas të keqen, i marrim pikë Kukësit









Kastrioti ka vijuar të stërvitet normalisht për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit. Në prag të kësaj ndeshjeje, mesfushori nigerian i krutanëve, Henry Okebugu, foli shkurtimisht për “Panorama Sport” mbi gjendjen dhe sfidën e radhës, teksa u shpreh:

Okebugu

“Jam ende shumë i mërzitur për ndeshjen e fundit. Kastrioti zhvilloi një lojë dinjitoze dhe e meritonte që të mos dilte pa pikë, por ky është futbolli, ndëshkohesh edhe atëherë kur luan mirë. Megjithatë, shpresojmë që ndeshja që kaloi të jetë e fundit që ne nuk marrim pikë pasi është mëkat të krijosh aq shumë raste dhe volum dhe në fund të dalësh i mposhtur.

Shpresojmë që ta kemi lënë pas të keqën dhe duke filluar nga ndeshja e së shtunës, të rikthehemi te rezultatet pozitive. Normalisht rezultatet do të vijnë pasi skuadra po shfaqet mirë, ndaj besoj dhe shpresoj që të kemi vazhdimësi, duke filluar që nga sfida e radhës. Kukësi është një kundërshtar mjaft i vështirë, por nëse ne japim më të mirën, jam i bindur që do të arrijmë të marrim pikë”. Mbetet për të parë se cili do të reagimi i Kastriotit në fushë ndaj verilindorëve.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *