Prenotohet që në janar, Interi gjen zëvendësuesin e Samir Handanoviç





Andre Onana është gjithmonë e më pranë Interit. Siç raporton “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër, duke ditur se ky është sezoni i fundit i Handanoviçit në portë, kanë bllokuar gardianin kamerunas.

ONANA

25-vjeçari ka preferuar gjithmonë italianët dhe fakti që në ndjekje të tij nuk ka ngelur më as Arsenali dhe as Lioni, e bën akoma më të arritshëm transferimin.

Midis palëve ka një akord maksimal për ta sjellë Onanën në Milano me mbarimin e kontratës në fund të qershorit, por transferimi mund të ndodhë edhe pas pak muajsh, në janar.

Drejtori sportiv i Ajaksit, Overmars, po kërkon të përfitojë diçka nga shitja e portierit për të mos e lënë të largohet me parametër zero dhe mund të futet në një negociata me zikaltrit, të cilëve do t’u hynte në punë prania sa më parë e Onanës, duke paguar një shifër simbolike, krahasuar me cilësitë e tij. Ndërkohë, për vetë futbollistin, po mendohet një kontratë 3-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *