“Presidenca, institucion i vetëm i mbrojtjes së demokracisë”/ Ambasadori Nesho: Parlamenti nuk është legjitim, s’mund të gjykojë dot Metën






Ambasadori Agim Nesho thotë se ky Parlament nuk mund të gjykojë dot Presidentin Ilir Meta. Teksa ka komentuar shkarkimin e Kreut të Shtetit, raporti për të cilin pritet të miratohet në Parlament, Nesho u shpreh se ky institucion nuk është legjitim.

agim nesho

“Parlament pa integritet dhe pa opozitë. Nuk është një Parlament legjitim dhe të gjithë duhet të biem dakord se gjithë kjo periudhë, pas daljes së opozitës nga Kuvendi, ka qenë një anomalitet i madh i Shqipërisë”, u shpreh Nesho në emisionin Opinion.

Më tej ambasadori theksoi gjithashtu se Presidenti Meta ka mbetur institucioni i fundit që nuk është kapur nga Rilindja dhe nëse vazhdohet me këtë mënyrë, atëherë sipas tij Rama le të jetë vetë edhe kryeministër, edhe President.

 “Unë prandaj e dua Metën se e shoh si një institucion të fundit mbrojtës ndaj shkarjes demokratike që po pëson Shqipëria”,  u shpreh ndër të tjera  Nesho.

Në datën 9 qershor, Parlamenti pritet të miratojë raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta dhe më pas vendimit do ti kalojë edhe Gjykatës Kushtetuese.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *