Presidencialet në SHBA/ Konfirmohet përballja televizive mes Joe Biden dhe Donald Trump, ja data kur do të zhvillohet debati

presidencialet ne shba konfirmohet perballja televizive mes joe biden dhe donald trump ja data kur do te zhvillohet debati































Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump kanë pranuar një ftesë nga CNN-i për të debatuar më 27 qershor, një përballje historike e hershme.

biden trump

“Kam marrë dhe kam pranuar një ftesë nga CNN-i për një debat më 27 qershor. Te ju, Donald. Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë, në çdo vend”, ka shkruar Bideni në një postim në X.

Edhe Trumpi më vonë i ka thënë Kaitlan Collins të CNN-it se “Përgjigja është po, unë do të pranoj”.

Bisedat jozyrtare midis fushatave Biden dhe Trump rreth debateve janë zhvilluar javët e fundit dhe janë fokusuar kryesisht në një përbuzje të ndërsjellë për Komisionin për Debatet Presidenciale dhe skenarët e mundshëm për të punuar rreth komisionit, i thanë CNN-it tri burime të njohura me diskutimet.

Sipas një njoftimi nga CNN-i, debati do të mbahet në studiot e rrjetit në Atlanta pa praninë e audiencës – një anomali në debatet mes kandidatëve presidencialë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts