President i përjetshëm? Nga agjent i KGB në drejtimin e një nga fuqive më të mëdha botërore, si e shtroi Putin rrugën drejt pushtetit

president i perjetshem nga agjent i kgb ne drejtimin e nje nga fuqive me te medha boterore si e shtroi putin rrugen drejt pushtetit
president i perjetshem nga agjent i kgb ne drejtimin e nje nga fuqive me te medha boterore si e shtroi putin rrugen drejt pushtetit

Rusia përfundon sot procesin re ditor të zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje të cilat janë kritikuar fuqishëm nga Perëndimi dhe opozita vendase, për shkak se rezultati i tyre është tashmë i njohur,, me presidentin aktual Vladimir Putin i cili pritet të marrë edhe një tjetër mandat.

Por cila ishte rruga që ndoqi Putin për t’i siguruar vetes mundësinë e një “pushteti të përjetshëm”?

Putin ka shërbyer ose si president ose kryeministër për gati një çerek shekulli, duke e bërë atë udhëheqësin më jetëgjatë në historinë moderne ruse që nga diktatori sovjetik Joseph Stalin. Më parë ai shërbeu si agjent i KGB-së.

Në vitin 2000, 47-vjeçari Vladimir Putin u betua si president i Rusisë.

Që atëherë, ai është rizgjedhur edhe katër herë të tjera dhe është shumë pranë fitimit të mandatit të pestë, çka do ta mbante në pushtet liderin rus deri në vitin 2030.

Ai kaloi katër vjet si kryeministër nga viti 2008 për shkak të një kufiri prej dy mandatesh të vendosur nga kushtetuta ruse, kohë gjatë së cilës ai vendosi Dmitry Medvedev, tani kryetar i këshillit të sigurisë së Rusisë, si president.

Pavarësisht premtimeve të mëparshme për të kundërtën, në vitin 2020, Putini i ndryshoi rregullat, duke “pastruar” CV-në e tij dhe duke i dhënë vetes mundësinë që të kandidonte sërish në 2024, duke zëruar mandatet e mëparshme.

Në atë kohë, figura të opozitës denoncuan votimin, duke thënë se ai synonte të ishte “president i përjetshëm”.

Në të vërtetë, kufiri i rishikuar i mandatit do të thotë se Putini mund të kandidojë sërish në vitin 2030. Në fund të këtij mandati gjashtë-vjeçar, ai do të ishte 84 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts