Presidenti argjentinas Fernandez pozitiv me Covid pikërisht në ditën e… lindjes!

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez rezultoi pozitiv për Covid-19, dje, pikërisht në ditëlindjen e tij.

“Në fund të ditës së sotme, pasi pata një temperaturë prej 37,3 gradësh Celsius dhe një dhimbje koke të lehtë, bëra një tampon ku rezultova pozitiv”, deklaroi Fernandez në një cicërimë në Twitter.

Presidenti argjentinas theksoi se ishte izoluar dhe po ndiqte protokollet në pritje të rezultatit të testit të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR).

Testet e antigjenit janë më të shpejta, por thuhet se janë më pak të sakta se testet PCR.

“Unë jam fizikisht mirë dhe ndërsa uroj të kisha përfunduar ditëlindjen pa këtë lajm, jam gjithashtu në një humor të mirë”, tha 62-vjeçari në postim.

Argjentina deri më tani ka regjistruar rreth 2,3 milionë infeksione dhe mbi 56 000 vdekje në lidhje me Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *