Presidenti Begaj pret me ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll, lojtarët e Engatias i dhurojnë fanellën me autografet e tyre

presidenti begaj pret me ceremoni te vecante kampionet e shqiperise ne futboll lojtaret e engatias i dhurojne fanellen me autografet e tyre































Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll.

begaj egnatia

Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun e Kategorisë Superiore dhe Kupën e Republikës në duar, ishin sot të ftuarit e Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit.

Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për Presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar.

Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës i ofroi Presidentit Begaj vendin e të ftuarit special për të ndjekur ndeshjet brenda dhe jashtë vendit.

begaj1engatia begaj fanella egnatia

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts