Presidenti Begaj vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet: Situata në Ballkanin Perëndimor, e brishtë

presidenti begaj vizite ne komanden strategjike te nato s per operacionet situata ne ballkanin perendimor e brishte
presidenti begaj vizite ne komanden strategjike te nato s per operacionet situata ne ballkanin perendimor e brishte

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Cavoli.

“Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj e siguroi Gjeneral Cavolin se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj vlerësoi në vecanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts