Presidenti Biden, evakuimi nga Kabuli u përshpejtua

Presidenti Joe Biden tha të dielën se evakuimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit u shpejtua këtë fundjavë, megjithëse mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve që paraqet grupi ekstremist i Shtetit Islamik.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se 11,000 njerëz ishin larguar me avionë nga Kabuli në një periudhë 36-orëshe këtë fundjavë, por ai nuk dha hollësi të tjera. Numri dukej se përfshinte fluturime me avionë jo-ushtarakë dhe komercialë, si dhe avionë transporti të Forcave Ajrore Amerikane C-17 dhe C-130 që fluturojnë çdo ditë nga kryeqyteti. Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t’u evakuuar me rrugë ajrore që është ngadalësuar për shkak të çështjeve të sigurisë dhe pengesave të burokracisë amerikane.

Të dielën më parë, zyrtarët e administratës thanë se ushtria amerikane po shqyrtonte “mënyra krijuese” për të çuar amerikanët dhe të tjerët në aeroportin e Kabulit për evakuim nga Afganistani në mes të kërcënimeve “akute” të sigurisë. Pentagoni të dielën urdhëroi gjashtë linja ajrore tregtare amerikane të ndihmojnë në zhvendosjen e të evakuuarve nga vende të përkohshme jashtë Afganistanit.

Presidenti Biden u takua me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe anëtarë të tjerë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë. Ai ka në plan të bëjë një përditësim publik mbi gjendjen në Afganistan më vonë gjatë ditës.

Afganistani do të jetë tema kryesore e diskutimit kur Presidenti Biden dhe udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të takohen virtualisht të martën.

“Kërcënimi është real, është i ngutshëm, i vazhdueshëm dhe ne jemi të përqëndruar me çdo mjet në arsenalin tonë,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare të zotit Biden, Jake Sullivan.

Zoti Sullivan tha në emisionin “State of the Nation” të kanalit CNN se 3,900 njerëz u evakuuan nga Kabuli me fluturime ushtarake amerikane gjatë 24 orëve të fundit. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk janë bërë ende publike, tha se këta njerëz u nisën nga 23 fluturime -14 me avionë C-17 dhe nëntë në avionë C-130.//VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *