
14:50 18/08/2021
Ata do të mbajnë një takim virtual të udhëheqësve të G7 javën që vjen
Presidenti amerikan Joe Biden ka diskutuar me kryeministrin britanik Boris Johnson mbi situatën në Afganistan dhe ata ranë dakord të mbajnë një takim virtual të udhëheqësve të G7 gjatë javës së ardhshme për të diskutuar një strategji dhe qasje të përbashkët.
Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për një koordinim të ngushtë me aleatët në lidhje me të ardhmen e Afganistanit tani që talebanët janë në krye.
Biden dhe Johnson vlerësuan trimërinë dhe profesionalizmin e personelit të tyre ushtarak dhe civil të cilët po punojnë për të evakuuar qytetarët dhe aleatët e vendeve të tyre nga Afganistani.
Një zëdhënës pranë qeverisë britanike tha se Johnson theksoi rëndësinë e faktit për të mos humbur sukseset e arritura në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit si dhe mbrojtjes së vetes nga çdo kërcënim i shfaqur nga terrorizmi.
Vendimi i Presidentit amerikan Joe Biden pĂ«r tâiu pĂ«rmbajtur marrĂ«veshjes sĂ« tĂ«rheqjes sĂ« trupave tĂ« arritur nga paraardhĂ«si i tij republikan Donald Trump ka ngjallur kritika tĂ« gjera nĂ« vend dhe midis aleatĂ«ve amerikanĂ«.
Klan News
TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al