Presidenti Biden mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

09:27 05/10/2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një telefonate me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën më 6 Tetor për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Europian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com