Presidenti Biden, qëndrim të ashpër ndaj Iranit

presidenti biden qendrim te ashper ndaj iranit
presidenti biden qendrim te ashper ndaj iranit

11:53 14/07/2022

Kreu i Shëpisë së Bardhë: I gatshëm të përdorim forcën si “mjetin e fundit”

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në Izrael u dha garanci të forta udhëheqësve të këtij vendi për të ndaluar programin bërthamor në rritje të Iranit, duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të përdorte forcën si “mjetin e fundit“.

E vetmja gjë më e rrezikshme se Irani është një Iran me armë bërthamore“, tha zoti Biden. I pyetur për mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit, Biden tha: “Nëse kjo do të ishte zgjidhja e fundit, po”.

Izraeli, aleat i Shteteve të Bashkuara, e konsideron Iranin si armikun e tij më të madh, duke përmendur si argumenta programin e tij bërthamor, thirrjet për shkatërrimin e Izraelit dhe mbështetjen për grupet militante armiqësore në të gjithë rajonin.

Udhëheqësit izraelitë e bënë të qartë se programi bërthamor i Iranit ishte pika kryesore në axhendën e tyre.

Ne do të diskutojmë nevojën për të ripërtërirë përpjekjet e një koalicioni të fortë global që do të ndalojë programin bërthamor iranian“, tha kryeministri izraelit Yair Lapid, teksa përshëndeti presidentin amerikan në aeroportin e Tel Avivit.

Biden ka nënvizuar se nuk do ta heqë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit nga lista e e organizatave terroriste të SHBA-së.

Megjithatë , Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts