Presidenti Biden takon Kryeministrin britanik Johnson

19:40 22/09/2021

Të dy liderët politikë diskutuan për një sërë çështjesh në Shtëpinë e Bardhë

Dy liderët politikë Boris Johnson dhe Joe Biden janë takuar në Shtëpinë e Bardhë ku kanë diskutuar për një për larmishmëri temash, të tilla si ndryshimi i klimës dhe marrëveshja e fundit e nëndetëseve me Australinë.

Presidenti Biden tha se ai e bëri të qartë në fjalimin e tij në OKB se klima duhet të jetë fusha kryesore e veprimit për të gjithë. Kryeministri britanik e falenderoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për heqjen e importeve tek disa mallra.

Presidenti amerikan lëshoi ​​një paralajmërim për Mbretërinë e Bashkuar që të mos dëmtojë procesin e paqes në Irlandën e Veriut pas largimit nga BE.

Ndërsa Kryeministri britanik gjatë diskutimit me Presidentin amerikan foli edhe për aleancën e re të sigurisë që hapi rrugën për marrëveshjen e nëndetëseve, duke shkaktuar kështu mosmarrëveshje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Udhëheqësi britanik nuk e përmendi zemëratën franceze pas mosmarrëveshjeve diplomatike që u krijuan pas paktit të ri të sigurisë që njoftoi SHBA, Australia dhe Britania e Madhe.

Dyshja diskutuan edhe çështjen e Afganistanit ku ata thanĂ« se duhet  parandaluar njĂ« katastrofĂ« e mundshme humanitare atje pas tĂ«rheqjes sĂ« trupave aleate. Ata ranĂ« dakord se çdo njohje ndĂ«rkombĂ«tare e talebanĂ«ve duhet tĂ« jetĂ« e koordinuar dhe e bazuar nĂ« respektimin e tĂ«  drejtave tĂ«  e njeriut.

Ekipi i Johnson e konsideroi vizitën një triumf, duke demonstruar se Britania mund të lulëzojë në skenën botërore edhe pas divorcit të saj nga Bashkimi Europian.

Klan News


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *