Presidenti bullgar nis konsultimet për qeverinë e re

12:00 14/08/2021

Radev kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Nëntor

Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se ka në plan të bëjë konsultime me partitë politike pas dështimit në parlament të miratimit të kabinetit të ri qeveritar. Nga fjalët e Radev u bë e qartë se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se kur dhe cilës forcë politike do t’i dorëzonte mandatin e tretë për të formuar qeverinë e re.  Kreu i shtetit njoftoi se ky parlament i zgjedhur më 11 Korrik duhet që të caktojë një datë për zgjedhjet presidenciale duke mos pranuar idetë që në muajin Nëntor të zhvillohen edhe zgjedhjet e treta parlamentare brenda pak muajsh.

“Pamë se tentativa për të formuar një qeveri të pakicës pa koalicion dhe mbështetje të gjerë parlamentare u rrëzua”.

U bëj thirrje palëve për dialog dhe për të parë të gjitha opsionet për ndërtimin e një kabineti qeveritar brenda përberjes së Asamblesë aktuale Kombëtare.

“Opsioni për zgjedhjet presidenciale, së bashku me parlamentarin e mundshëm, është në kundërshtim me filozofinë e modelit kushtetues bullgar”.

Radev tha se dëshiron të shohë një angazhim të qartë të parlamentit bullgar dhe të bëhet e qartë se kush punon për njerëzit dhe kush mbjell kaos.  Presidenti bullgar tha se do t’i kërkojë Parlamentit që të përditësojë buxhetin sepse qytetarët bullgarë nuk mund te trajtohen në mënyrë të papërgjegjshme.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *